7.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

KQZ-ja, pa datë për certifikimin e zgjedhjeve

KQZ-kati2Fillimi i punës së kryetarëve të komunave të cilët fituan besimin e qytetarëve me 3 nëntor, pastaj edhe me një dhjetor, varet kryekëput nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Eksperti i zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka theksuar për Telegrafin se kryetarët e zgjedhur të komunave duhet të betohen një muaj pas certifikimit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

“Në bazë të dispozitave të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, bëhet betimi i kryetarëve të ri. Vendi nuk është i përcaktuar se ku duhet të bëhet ky betim”, ka thënë ai për Telegrafin.

Ish-kryeshefi i KQZ-së tha se ligji nuk e kushtëzon KQZ-në se në çfarë afati kohor duhet t’i certifikojë zgjedhjet.

“KQZ-ja, siç edhe po shihet, nuk ka qenë deri më tani efikase në punën e tyre, duke e tejzgjatur certifikimin e zgjedhjeve në raundin e parë, i cili u mbajt me 3 nëntor”, ka shtuar Baraliu.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka theksuar për Telegrafin se në momentin kur nuk do të ketë çështje të hapura, atëherë KQZ-ja do të bëjë certifikimin e rezultatit përfundimtar të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe rezultatit përfundimtar për Kuvendet Komunale.

Në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, në nëntë komuna gara ka përfunduar qysh në raundin e parë, me ç’rast janë rikonfirmuar kryetarët aktual. Ndërsa, 25 komuna kanë vazhduar garën e balotazhit, proces i cili është përcjellë me befasi të shumta.

Më Shumë

Coftinari kokëbardhë i lëshuar sërish në habitatin e tij natyror në Parkun Kombëtar “Sharri”

Një individ i llojit të shpendit Coftinari kokëbardhë (Gyps fulvus), i njohur ndryshe si Shkaba, është rehabilituar dhe lëshuar sërish në natyrë pas një...

Bashkimi lufton me zemër, por Dijon merr fitoren pas një vazhdimi dramatik në Prizren

Bashkimi ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme mbrëmjen e së mërkurës ndaj skuadrës franceze Dijonit, por në fund u mposht me rezultat 73-84, pas një...

Lajmet e Fundit