1.8 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Sot ndërrohet sërish lista e deputetëve të VV-së

Të martën pritet të ketë ndryshim edhe një herë lista e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me dy kandidatet për deputete nga zgjedhjet e vitit 2019.

Ditë më parë Kushtetuesja vendosi se ndaj Tinka Kurtit dhe Drita Millakut, në vitin 2019 pati diskriminim gjinor për faktin se s’u lejua të futeshin në Kuvend edhe pse ishin ndër të parat në listën e kandidatëve me më së shumti vota e që s’kishin arritur të bëheshin deputete. Atë kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bënte ndërrimet e deputetëve që bëheshin ministra me kandidatë të gjinisë së njëjtë.

Ndërkaq, në vendimin e fundit të Kushtetueses theksohet se nëse nuk rrezikohet kriteri për përfaqësim të së paku 30 për qind të gjinisë femërore, atëherë nuk duhet të respektohet kriteri gjinor. E VV-ja nga 58 deputetë në Kuvend, 39 për qind i ka gra.

Te VV-ja ditë më parë u zëvendësuan si deputetë: Donika Gërvalla me Shqipe Isufin, Arben Vitia me Enver Halitin, Hekuran Murati me Mirsad Shkretën, Faton Peci me Gramos Agusholli, Liburn Aliu me Alban Bajramin, Arbërie Nagavci me Yllza Hotin, Hajrulla Çeku me Jahja Kokajn, Rozeta Hajdari me Gresa Bytyqi Kelmendin dhe Xhelal Sveçla me Hydajet Hyseni Kaloshi.

Ky ndryshim, i marrë para vendimit të Kushtetueses, sërish përbën diskriminim gjinor. Sipas listës së kandidatëve për deputetë, Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli janë emrat që është dashur të bëhen deputetë dhe jo Yllza Hoti e Gresa Bytyqi Kelmendi, që i siguruan ulëset përmes kriterit gjinor.

KQZ-ja ka njoftuar se sot do të mbajë një mbledhje të radhës, me pikën e dytë që ka të bëjë pikërisht me shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për kandidatët e radhës për deputet të Kuvendit të Kosovës. Mbledhja nis në orën 11:00.

Ndryshimi i listës së deputetëve i hap rrugë seancës për zgjedhjen e presidentit.

Më Shumë

Në Prizren kanoset një zyrtar policor, e në Suharekë një tjetër sulmohet fizikisht

Dy incidente të ndara ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë raportuar në raportin 24-orësh.   Sipas PK-së, në Prizren, të mërkurën rreth orës 19:00, është...

Burri në Prizren sulmon gruan e tij, policia ia konfiskon një armë me 17 fishekë

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Atij i është konfiskuar një armë zjarri dhe 17...

Lajmet e Fundit