7.3 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Skandaloze: Policia e Çikagos vret një fëmijë 13 vjeç

Një djalë 13 vjeç është identifikuar si person i qëlluar për vdekje nga policia e Çikagos në pjesën perëndimore të qytetit në një rast që autoritetet e cilësuan si përleshje të armatosur.

Djaloshi i quajtur Adam Toledo vdiq nga plaga e shkaktuar nga arma e zjarrit në gjoks të hënën, tha të enjten zyra rajonale e hulumtuesit mjekësor.

Policia e Çikagos tha se një polic ishte duke u përgjigjur në një skenë ku ishin vërejtur të shtëna me armë, kur oficeri qëlloi me armë një të dyshuar, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Firma “Lona Al- Plast” në Prizren shpall konkurs për vende të lira të punës

“Ai ishte plot jetë. Ata thjesht ia morën (jetën)”, tha nëna e fëmijës së vrarë, Elizabeth Toledo. “Dua të di se çfarë ndodhi. Thjesht, dua drejtësi për birin tim, kjo është e tëra”, shtoi ajo.

“Oficerët panë dy subjekte në një rrugicë, njëri prej tyre iku në këmbë dhe oficerët filluan ta ndiqnin. Njëri oficer e qëlloi në gjoks. I dyshuari u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësi i policisë, Tom Ahern.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë. Zëdhënësi i policisë tha se hetuesit janë duke u munduar të zbulojnë nëse adoleshenti ka qëlluar në drejtim të policëve para se të qëllohej për vdekje.

Kryetarja e Çikagos, Lori Lightfoot, tha se është e rëndësishme që pamjet e të shtënave së pari t’i tregohen familjes së djalit dhe më pas publikut sa më shpejt që është e mundshme.

 

Më Shumë

Malisheva rikthehet te fitoret, “shokon” Llapin

Malisheva shënoi një fitore të merituar në shtëpi, duke mposhtur Llapin 2-0. Golat u shënuan nga Donart Vitija (‘52) dhe Mevlan Zeka (‘69), me asistim...

Totaj kritikon Qeverinë: Na janë marrë 12 milionë euro, 30% ishin për investime kapitale, qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në Euro në T7, ka thënë se rreth 12 milionë euro i janë marrë kësaj komune. Totaj, ka...

Lajmet e Fundit