21.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Në Prizren sot nis vaksinimi për personat mbi moshën 85 vjeç

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot nis vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 vjeç

Pas furnizimit me 1270 doza të vaksinës “AstraZeneca” kundër Covid-19, gjatë javës së kaluar Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, përkatësisht Njësia e Imunizimit dhe Vaksinimit, sipas kërkesës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka filluar vaksinimin e stafit shëndetësor në komunën e Prizrenit.

Sipas urdhëresës së IKShP-së, nga data 8 prill do të fillojë vaksinimi edhe i personave mbi 85 vjeç.

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ka mbledhur të dhënat për një numër të caktuar të personave të kësaj grupmoshe, të cilët do t’i kontaktojë Njësia e Vaksinimit, ndërkaq realizimi i vaksinimit do të bëhet me termine.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit, të cilët kanë familjarë të kësaj grupmoshe, të lajmërohen në QKMF, njësinë e Imunizimit dhe Vaksinimit, ku më pas do t’ju caktohet termini për vaksinim”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

Bashkimi për finalen, Bora për historinë – gjithçka vendoset nesër në Prizren

Bashkimi dhe Bora përballen të mërkurën në ndeshjen e pestë dhe vendimtare të gjysmëfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë, me serinë e barabartë 2:2. Takimi...

Lajmet e Fundit