15.1 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Bashkimi bindës në gjysmëfinalen e parë për femra, mposht Vëllaznimin

Bashkimi ka fituar gjysmëfinalen e parë të “play-off”-it në EBC Ligën e Femrave ndaj Vëllaznimit me shifrat 99:71 (27:7, 15:27, 28:26, 29:19).

Bashkimi e nisi ndeshjen për mrekulli, duke dominuar totalisht, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, për të fituar çerekun e parë 27:7. Në periodën e dytë, skuadra kuqezi kundërpërgjigjet fuqishëm, duke fituar këtë pjesë 15:27, për të shkuar në pushim me shifrat 42:34.

Vashat nga Gjakova vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke afruar rezultatin në 54:53 për të bërë ndeshjen interesante, megjithatë, Bashkimi shkëputet sërish dhe rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 70:60. Vashat prizrenase nuk u ndalën, duke vazhduar me lojë të mirë edhe në 10 minutat e fundit, ku triumfuan 99:71.

Gjysmëfinalja e dytë zhvillohet të hënën. Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në finale.

Te Bashkimi u dalluan Aisha Ballarabe me 34 pikë e 22 kërcime, Irma Konjusha me 17 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime dhe Saranda Daci me 27 pikë e 8 kërcime, kurse te Vëllaznimi u dalluan Raven Baker me 34 pikë, 8 kërcime e 7 kërcime dhe Sarah Mgbeike me 17 pikë e 11 kërcime.

Më Shumë

Kastrati: Të futet në kurikulat mësimore lufta e UÇK-së

Kadri Kastrati, njëri ndër komandantët e UÇK-së, tha se çdo shqiptar duhet ta dijë se Meka dhe Medina e shqiptarëve janë Prekazi, varrezat e...

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Ofrohen për shitje banesa moderne në një zonë te re dhe shumë e përshtatshme për banim, me standard të lartë ndërtimi dhe kushte shumë...

Lajmet e Fundit