Rrëzohet në vendin e tij të punës një punëtor i ndërtimtarisë në Suharekë

Një rast tjetër i lëndimit në punë është raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Kësaj radhe në Suharekë.

Gazeta Sinjali mëson se një punëtor i ndërtimtarisë është rrëzuar nga shkalla nga tri metra lartësi, në një shtëpi private në rrugën “Ismail Qemali” në Suharekë, ku ishte duke punuar.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prizren kanë bërë të ditur se për shkak të lëndimeve që ka pësuar, ai është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Këto burime bëjnë të ditur se mjekët kanë konstatuar se ai është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, prokurori dhe Inspektorati i Punës.

Më Shumë

Sporti bashkon popujt: Prizreni organizon turne ndërkombëtar me ekipe nga Kosova, Turqia dhe Bosnja

Prizreni nikoqir i një turneu ndërkombëtar, mbi 250 sportistë dhe delegacione nga disa vende do të marrin pjesë Nën organizimin e KFV Kalaja Master, në...

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Lajmet e Fundit