27 C
Prizren
E premte, 5 Shtator, 2025

Hoxhaj në Samitin Franko-Afrikan, priten njohje të reja

Hoxhaj-Samitin Franko-AfrikanMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në Samitin vjetor Franko-Afrikan që po zhvillohet në Paris. Në margjina të Samitit, ministri Hoxhaj ka zhvilluar një sërë takimesh lobuese me zyrtarë të lartë dhe delegacione të shteteve afrikane që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Hoxhaj ka takuar një delegacion të gjerë të Zambias, të udhëhequr nga ministri i Brendshëm dhe zëvendësministri i Jashtëm, me të cilët ka biseduar për njohjen e Kosovës dhe ecurinë e marrëdhënieve të tjera ndërmjet dy vendeve që do të pasonin pas njohjes së Kosovës.

“Njohja ndërkombëtare e Kosovës është proces i pakthyeshëm. Kjo u dëshmua edhe nga ky takim dhe biseda të tjera me delegacione të shteteve afrikane në këtë Samit, të cilët e kanë kuptuar që Kosova si shtet i pavarur dhe sovran po e rrit nga dita në ditë numrin e njohjeve dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Dhe unë pres që në një të ardhme të afërt këto vende të lëvizin drejt njohjes”, ka thënë Hoxhaj.

Nga ana e tij, ministri i Zambias, Edgar Lungu, ka siguruar kryediplomatin kosovar se Qeveria e tij është shumë mirë e informuar për aspiratat dhe kërkesat e Kosovës, duke premtuar njëherësh që njohja të jetë prioriteti kryesor.

Në fushatën lobuese, ministri Hoxhaj ka zhvilluar një takim miqësor dhe shumë produktiv me ministrin e Jashtëm të Lesotos, Mohlabi Tsekoa, ku kanë diskutuar për zhvillimet në fundit në Kosovë dhe për Kosovën.

Në frymën e qasjes së re të vendeve afrikane ndaj Kosovës, edhe ministri i Jashtëm i Lesotos ka përgëzuar ministrin Hoxhaj për të arriturat e Kosovës duke respektuar të drejtën për të qenë shtet i pavarur dhe i njohur nga të gjitha vendet e botës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka shfrytëzuar takimet për t’i shprehur ngushëllimet dhe solidarizimin e tij, të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, për vdekjen e liderit Nelson Mandela./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kryetari Latifi pret në takim Feride Rushitin

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi priti në zyrën e tij Feride Rushiti me bashkëpunëtorët e saj nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e...

“Drini i Bardhë” vazhdon serinë fituese – mposht edhe “Shqiponjat”

Klubi Futbollistik  “Drini i Bardhë” nga Gjonaj i Hasit ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin e ri në Ligën e Dytë të Kosovës,...

Lajmet e Fundit