7.4 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Gjysmëfinalet e Superligës së Kosovës në basketboll, në program

Sot, e premte, do të zhvillohen gjysmëfinalet në elitën e basketbollit kosovar.

Dy gjysmëfinalet do t’i luajnë ndeshjet e treta të serisë.

Peja do të pres në “Karagac” skuadrën e Ponte Prizrenit, pas dy ndeshjeve të para të zhvilluara në Prizren.

Të dy ekipet kanë nga një fitore, me ndeshjen e fundit që ishte e jashtëzakonshme ku fituesi Ponte, fitoren e gjeti tek në vazhdime edhe atë në katër sekondat e fundit sa ishte në disavantazh, ku me gjuajtjen për tre pikë nga Divine Myles e fitoi lojën.

Peja e fitoi ndeshjen e parë në “Sezai Surroi”, derisa sonte ky takim do të fillojë nga ora 17:00.

Gjysmëfinalja tjetër do të luhet në Suharekë, ku skuadra e Golden Eagle Yllit është nikoqir i Rahovecit.

Edhe në këtë seri gjithçka është e barabartë, duke e ditur rivalitetin që e kanë këto skuadra, ende është e paqartë se cila do të jetë në finale.

Takimin e parë e fituan “Vreshtarët” me rezultat 69:66, kurse në sfidën e dytë triumfuan therandasit me rezultat 62:70.

Ky duel do të zhvillohet në mbrëmje me fillim nga ora 20:15 në palestrën “13 Qershori”.

Për t’u kualifikuar në finale, skuadrave ju nevojitet që t’i bëjnë tri fitore. /Gazeta Sinjali Sporti/

Më Shumë

Komuna e Malishevës hap thirrjen për aplikim për mjete bujqësore

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief Kosova, ka shpallur thirrjen për aplikim për...

Tatimi në pronë për vitin 2026 në Prizren del në pagesë – qytetarët ftohen të respektojnë afatet

Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe Zyrës së Tatimit në Pronë, ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për...

Lajmet e Fundit