13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Ylli një fitore larg finales

Golden Eagle Yllit i duhet vetëm edhe një fitore përballë Rahovecit për t’u kualifikuar në finalen e këtij sezoni në plejofin e Superligës së Kosovës në basketboll.

Ylli të premten mbrëma ka triumfuar në ndeshjen e tretë gjysmëfinale ndaj Rahovecit dhe prin me rezultatin e përgjithshëm 2:1 në këtë seri.

Dueli i luajtur në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, ka përfunduar me shifrat 77:68.

Më efikasi te Ylli në këtë fitore të vlefshme ishte Elyjah Clark me 23 pikë të shënuara e shtatë kërcime, i përcjellë nga Gëzim Morina (17 pikë e 10 kërcime) dhe Erjon Kastrati që kontribuoi me 13 pikë të shënuara.

Në anën tjetër, te Rahoveci më të dalluarit ishin Ed Daniel me 19 pikë e 13 kërcime kurse pikë dyshifrore realizuan edhe Darrell Davis (18), Alban Veseli (13) e Altin Morina (10) por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen në Suharekë.

Ndeshja e radhës luhet të dielën në Suharekë dhe Ylli me fitore eventuale do të plasohet në finale.

Ndërsa, në rast se fiton Rahoveci, atëherë seria barazohet në 2:2 dhe finalisti do të përcaktohet javën tjetër në palestrën “Mizahir Isma”.

Ylli mposht Rahovecin, nje? fitore larg finales

Më Shumë

Osmani nis fushatën, zyrtarizon Fahrije Hotin si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Fahrije Hoti do t’i bashkohet rrugëtimit politik dhe do të jetë kandidate për deputete...

27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës. Me rastin e këtij përvjetori, mbahen homazhe në nderim të 25 martirëve të rënë...

Lajmet e Fundit