Parker mposht Chisoran, i afrohet luftës për titull bote

Zelandezi Joseph Parker e mori veten pas një nokdauni që mori në 10 sekondat e para të luftës, duke e mposhtur me pikë pas 12 rundeve britanikun Derek Chisoran. Ai me fitoren i është afruar luftës për titull bote në peshën e rëndë.

Meçi u mbajt të shtunën mbrëma në Manchester. Parker u rrëzua me një të djathtë të fuqishme në sekondat e para të përballjes. Mirëpo, ish-kampioni i botës e rimori veten dhe ngadhënjeu.

Dy anëtarë të jurisë ia dhanë fitoren Parkerit me rezultatin 115:113, ndërsa njëri Chisoras me rezultat 116:111.

Chisora pas meçit u nda i pakënaqur me vendimin e gjyqtarëve.

“Është e vështirë. Unë po stërvitem fort, dhe ky është trajtimi që marrë nga bota e boksit”, ka thënë Chisora, raporton BBC.

Për Parkerin ishte fitorja e 29-të në boksin profesionist karshi dy humbjeve. Ndërkohë Chisora e pësoi humbjen e 11-të karshi 32 fitoreve.

Lufta ishte e vlefshme për titullin WBO Inter-Continental në peshën e rëndë.

I pyetur pas fitores nëse mund ta fitojë titullin e botës, Parker është përgjigjur: “Është shumë e arritje. Thjeshtë duhet t’i kthehem stërvitjeve. Ende kam shumë për të treguar”.

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit