16.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

ASK: Regjistrimi i ndërmarrjeve ekonomike, rritje për 2.54 %

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar repertorin statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë të këtij viti, ku thuhet se janë regjistruar gjithsej 2 941 ndërmarrje.

Sipas ASK-së, krahasuar me tremujorin paraprak (TM4 2020) ka rritje për 2.54% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2020) ka rritje për 27.26% të ndërmarrjeve të regjistruara.

“Për sa u përket aktiviteteve ekonomike, më të preferuarat gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 804 ndërmarrje të regjistruara (27.33%); Prodhimi me 344 ndërmarrje të regjistruara (11.69%); Ndërtimtaria me 340 ndërmarrje të regjistruara (11.56%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 293 ndërmarrje të regjistruara (9.96%); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 293 ndërmarrje të regjistruara (9.96%); Informacioni dhe komunikimi me 173 (5.88%), etj. Gjatë këtij tremujori, në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 831 ndërmarrje të regjistruara (96.3 %); me 5 deri 9 të punësuar janë 65 sosh (2.2%); me 10 deri në 19 të punësuar janë 31 ndërmarrje të regjistruara (1.1%); me 20 deri 249 të punësuar janë 13 ndërmarrje të regjistruara (0.4%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar është vetëm 1 ndërmarrje e regjistruar.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 860 ndërmarrje të regjistruara (29.24%); Ferizaj me 258 ndërmarrje të regjistruara (8.77%); Prizreni me 236 ndërmarrje të regjistruara (8.02%); Gjilani me 156 ndërmarrje të regjistruara (5.3%); Peja me 148 ndërmarrje të regjistruara (5%); dhe Fushë Kosova me 125 ndërmarrje të regjistruara (4.2%); ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

20-shi i LDK-së, Dr. Fejzë Kabashi, prezanton planin për shëndetësi në rajonin e Hasit: Shërbime të përditshme për çdo lokalitet

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka publikuar një plan e tij të detajuar për...

Drini i Bardhë e lë fitoren nga duart në minutat e fundit në Rahovec

Drini i Bardhë ka ndarë pikët në udhëtimin e saj ndaj Rahovecit, në një ndeshje të fortë dhe me ritëm të lartë. Përkundër dominimit...

Lajmet e Fundit