30 ditë paraburgim për të dyshuarin në Prizren që e rrahu babain

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë ndaj të pandehurit P.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit P.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

“I pandehuri P.K., me datë 3 maj, në orë e mesnatës, në shtëpinë e përbashkët familjare, i shkakton lëndime trupor të dëmtuarit – babait të tij, në atë mënyrë që pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, i pandehuri nën ndikim të alkoolit, pasi shkon në shtëpi në mes të natës, fillimisht e ofendon të dëmtuarin, e më pas e sulmon duke e shtyrë me duar, dhe si pasojë e kësaj i dëmtuari rrëzohet në tokë, me ç ‘rast pëson lëndime trupore”.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit