Prizrenasja shtatzënë që raportoi dhunimin në motel po jetonte aty me burrin – i dyshuar pronari

Më 3 maj, një grua nga Prizreni bashkë me burrin e saj shkuan në polici për të raportuar një rast dhunimi seksual. 35-vjeçarja ka deklaruar se derisa ishte duke pushuar në një motel, një burrë i kishte hyrë në dhomë dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Express sjell detaje nga ky rast

35-vjeçarja e cila ishte në muajin e katërt të shtatzënisë në muajin mars, kur thotë se u dhunua seksualisht, e kishte fshehur këtë rast nga bashkëshorti i saj për dy muaj.

Më 2 maj, ajo i kishte treguar bashkëshortit të saj për krejt këtë ngjarje, e një ditë më vonë, të dy kishin shkuar në polici për ta raportuar rastin.

Express mëson se 44-vjeçari i cili dyshohet se e dhunoi gruan shtatzënë, është pronar i motelit ku dyshohet të ketë ndodhur rasti, ndërkaq viktima dhe bashkëshorti i saj kanë jetuar për një kohë në objektin e të dyshuarit.

I dyshuari është intervistuar nga policia të hënën, por nuk i ka pranuar akuzat që 35-vjeçarja i ka hedhur mbi të.

“Me datë 3 maj 2021 është intervistuar i dyshuari, në prezencë të avokatit mbrojtës. I njëjti në mënyrë kategorike e ka mohuar veprën. Në deklaratën e dhënë në polici, i dyshuari nuk pranon se ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën”, ka deklaruar për Express një burim brenda policisë së Prizrenit.

I njëjti tha se me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Lajmet e Fundit