-0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

“Ne jemi njerëzit që ju i keni pritur”, kënga zyrtare e EURO 2020

28 ditë, katër javë deri në fillimin e EURO 2020-ës.

Pesë vite më pas, një Evropian vjen në sytë e të gjithëve.

Ndryshe nga si e kemi pritur, me vonesë, pa praninë e shumicës, një EURO gjithmonë sjellë emocione të njëjta.

Një gjë tjetër që na lidh shumë me këto lloj kompeticione, janë këngët zyrtare.

Çdo kampionat Botëror dhe Evropian ka këngën zyrtare, që bëhet zëri i kompeticionit dhe melodia që të mban lidhur me të.

Bono, the Edge i janë bashkuar DJ-it të famshëm botëror, Martin Garrix, për të publikuar këngën zyrtare të UEFA EURO 2020.

“Ne jemi njerëzit”, është titulli i këngës që zyrtarisht u publikua ditën e sotme, më 14 maj.

Kënga zyrtare është shkruar për të festuar pozitivetin që përhapin fansat e futbollit në të gjithë botën.

Kënga është bërë me qëllimin për të përhapur pozitivitetin, shpresën dhe motivin e duhur tek ekipet për sukses.

Me një Evropian, që do të mbahet në disa shtete të ndryshme, kënga po ashtu tenton që të dhurojë një ndjenjë bashkësie, që është edhe moto e EURO 2020-ës.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Therje me thikë në Prizren, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

Një burrë kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi dyshohet se është therur me thikë nga një burrë tjetër. Rasti ka ndodhur...

Shkyçje masive nga rrjeti i ujësjellësit për mospagesë në Prizren dhe Suharekë

Inspektoriati i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A  në Prizren, në bashkëpunim me njësitë operuese, ka vijuar aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë paguar...

Lajmet e Fundit