Qeveria emëron bordin e drejtorëve të Postës

Qeveria e Kosovës pas emërimit të bordit të “Trepçës” ka emëruar sot edhe bordin e përkohshëm të drejtorëve të Postës së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Kryesuese e Bordit të Drejtorëve është zgjedhur Safija Beseni.

Ndërsa anëtarë janë emëruar: Sebahate Krasniqi, Genc Rama dhe Naim Haliti.

Ky Bord do të ketë mandat të përkohshëm, deri në emërimin e Bordit me mandat të plotë.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Lajmet e Fundit