ALexander Arnold do të mungojë në “Euro 2020”

Ndeshja miqësore kundër Austrisë, i kushtoi rëndë Kombëtarës së Anglisë.

Mbrojtësi i skuadrës së Liverpool-it, Trent Alexander-Arnold ka pësuar një lëndim, që do ta lërë jashtë Kampionatit Evropian, i cili do të fillojë për pak ditë.

Ishte vet klubi i Liverpool që konfirmoi mos grumbullimin e mbrojtësit 22-vjeçar, me Kombëtaren e Anglisë.

“Arnold ka pësuar një dëmtim në kofshë, në ndeshjen kundër Austrisë. Për shkak të dëmtimit, ai nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian i cili do të fillojë në javën e ardhshme”, thuhet në postimin e klubit.

Alexander-Arnold do të jetë një mungesë e madhe për trajnerin Gareth Southgate, pasi që mbrojtësi i Liverpool-it, ka qenë gjithmonë një titullar i padiskutueshëm në formacionin e tij.

Skuadra e Liverpool ka thënë se mbrojtësi i tyre do të kthehet menjëherë në Anfield, për të filluar shërimin e tij, i cili pritet të zgjatë së paku katër javë.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Lajmet e Fundit