8.4 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Rrahje në Prizren, lëndohet rëndë një i mitur

Një fenomen i shëmtuar dhe i pandalshëm është bërë edhe dhuna fizike në mes të miturve, sidomos brenda ambienteve shkollore, e cila është shndërruar në një pjesë të paevitueshme të realitetit.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur dje në rrugën “Xhevat Berisha”, në Prizren, ku një person i mitur ka raportuar në polici se, është sulmuar fizikisht nga një person tjetër i mitur.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë, bëjnë të ditur se si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që i mituri ka pësuar, atij i është dashur që të trajtohet në institucionet shëndetësore.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se viktima është paraqitur në polici së bashku me babain e tij dhe ka deklaruar se pasi që ka përfunduar mësimi, i njëjti është sulmuar nga një i mitur tjetër, për të cilin ka thënë se nuk ka pasur më parë mosmarrëveshje.

Pas deklaratës së viktimës në polici, polici hetues kujdestar ka kontaktuar me prokurorin kujdestar, i cili edhe ka iniciuar hetimet për këtë rast dhe pasi që njësiti i hetimeve kanë arritur ta identifikojnë të miturin e dyshuar për sulm, nga i njëjti kanë kërkuar që të paraqitet në polici.

Sinjali mëson se i mituri, i cili dyshohet se ka sulmuar të miturin tjetër, i shoqëruar nga prindi i tij dhe në prani të avokatit mbrojtës e ka pranuar që e ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe se arsyet dhe motivet e dobëta kanë qenë shkak që ky i mitur të kryejë këtë vepër penale.

Sinjali merr vesh se pas intervistimit të të miturit, atij i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë

Më Shumë

Suhareka triumfon në Prizren

Suhareka arriti një fitore të rëndësishme 4–2 ndaj Prizrenit, duke marrë tri pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë, raporton PrizrenPress. Pjesa e parë përfundoi...

Aroma e pitalkës që tradicionalisht përcjell darkat e Ramazanit në Prizren

Asgjë nuk mund të krahasohet me aromën e pitalkës kur bie muzgu i mbrëmjes dhe je duke ecur pranë furrave të bukës nëpër qytet...

Lajmet e Fundit