22 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Latifi në 22 vjetorin e çlirimit të Rahovecit: I pavdekshëm kujtimi për të rënët

Në 22 vjetorin e çlirimit të Rahovecit, kryetari i komunës, Smajl Latifi ka bërë homazhe te varrezat dhe përmendoret e dëshmorëve në Rahovec, Drenoc, Ratkoc dhe Krushë të Madhe.

Pas homazheve tek varrezat e dëshmoreve, i pari i Rahovecit tha se kujtimi për të rënët është i përjetshëm, pasi falë djersës, mundit dhe gjakut të tyre është arritur liria.

Latifi kujtoi 11 masakrat e kryera nga Serbia në Komunën e Rahovecit gjatë luftës së fundit në Kosovë, teksa shtoi se është obligim qytetar që të nderohen ata që dhanë jetën e tyre për lirinë e atdheut.

“Ne sot kujtojmë sakrificën e madhe dhe dëshmitë e panumërta të ushtarëve të lirisë, të udhëhequr nga UÇK, të cilët nuk kursyen as mundin, as djersën, as gjakun për lirinë tonë. Kujtojmë 11 masakrat, të cilat i shkaktoi dhe i kreu në mënyrë të organizuar Serbia pushtuese në këto troje. Edhe pse kanë kaluar 22 vjet, kujtimi për të rënët është i përjetshëm, sepse ata me veprën e tyre lanë gjurmë të pashlyera në kujtesën tonë. Edhe unë si bashkëluftëtarë, edhe populli i kësaj treve, ata që kanë lindur në luftë e pas luftës e kanë obligim qytetar e moral që të nderojnë ata që e nderuan me mund, djersë dhe gjak tokën e vet”, tha ai.

Për të shënuar Ditën e çlirimit komuna e Rahovecit ka organizuar një sërë aktivitetesh të cilat do të mbahen gjatë ditës së sotme./kp

Më Shumë

Prizreni arrin marrëveshje në Turqi për trajnimin e infermierëve

Drejtori i Shëndetësisë, Sylejman Baxhaku, dhe Drejtori i Financave, Levent Bus, kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Turqi, ku janë dakorduar për bashkëpunim në...

Boksieri Shqipjon Hoti viziton Rahovecin, nderohet për sukseset në boksin profesionist

Boksieri profesionist nga Ratkoci, Shqipjon Hoti, ka vizituar Rahovecin, ku është pritur nga kryetari i komunës, Smajl Latifi, i cili e ka nderuar për...

Lajmet e Fundit