Kapen 1 mijë euro të falsifikuara në Prizren

Ditën e djeshme një zyrtar i një banke në Prizreni ka raportuar në polici se ka hasur në dy kartëmonedha 500 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Bëhet fjalë për bankën “ProCredit”, e cila gjendet në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Sipas raportit të policisë, zyrtari ka raportuar se në dy kompani të ndryshme ka hasur nga 500 euro për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Policia ka konfiskuara kartëmonedhat e dyshuara.

Kohën e fundit, janë raportuar disa raste të qarkullimit të kartëmonedhave të falsifikuara në tregun kosovar.

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Lajmet e Fundit