KEDS për zjarrin në Muzeun e Dëshmorëve në Prizren: U dogjën instalimet e brendshme, s’ka të bëj me ne

  • Te infektuar: 107,554
  • Sheruar: 104.679
  • Vdekur: 2,248

 

KEDS për zjarrin në Muzeun e Dëshmorëve: U dogjën instalimet e brendshme, s’ka të bëj me ne

Lajme

Gazeta Express

16/06/2021 14:59

Katër ditë pasi kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka e përuroi, kutia e rrymës në Muzeun e Dëshmorëve në Landovicë ka marrë flakë.

Sipas njoftimit të tyre, kutia shpërndarëse e rrymës në Muzeun e Dëshmorëve, në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri.

Nga KEDS-i kanë sqaruar se djegia ka ndodhur si pasojë e instalimeve të brenda objektit, dhe jo si pasojë e KEDS-it.

 

 

“KEDS sqaron që nuk ka të bëjë asgjë me rastin e diegies që ka ndodhur në Muzeun e Dëshmorëve në Prizren. Diegia ka ndodhur në instalime të brendshme të objektit të cilat nuk janë në kompetencë të KEDS-it. Kompania ka dërguar menjëherë një ekip për evitimin e secilit rrezik eventual. Ndërsa, për detaje shtesë ju lutem të kontaktoni Komunën e Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka prerë të shtunën  shiritin e Muzeut të Dëshmorëve në Prizren

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit