12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Carla del Ponte: Albright më tha “merre me ngadalë me Haradinajn”

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Carla del Ponte, në një intervistë për gazetën gjermane Der Spiegel, ka thënë se kishte pranuar telefonatë nga Sekretarja e atëhershme e Shtetit, Madeleine Albright, dhe se i kishte thënë “Kujdes me Haradinajn!”, sepse kjo gjë mund të shkaktojë trazira në Kosovë, në kohen kur ajo po kryente hetime e saj.

“Madeleine Albright, që në atë kohë ishte sekretare e shtetit, në bisedë telefonike më patë thënë ‘Carla, më ngadal, më ngadal. Të kesh kujdes me Haradinajn (ish-lider i UÇK-së), sepse ndryshe shkakton trazira në Kosovë’”, ka thënë Carla del Ponte për Spiegel.

Ajo në intervistën dhënë për këtë medium ka thënë se kreyrësit më të mëdhenj të krimeve në luftën në Kosovë kanë qenë serbët, por nuk e përjashton se ka pasur krime edhe nga ana e kosovarëve.

“Komuniteti ndërkombëtar, NATO-ja, kishte dëshmi të krimeve të kryera nga serbët, dhe na i siguruan ato, gjë që bëri që gjërat të shkojnë shumë më shpejtë”, ka shtuar më tej Carla del Ponte.

Ajo ka thënë se kanë pasur vështirësi në shqyrtimin e krimeve të luftës nga ana e kosovarëve, për shkak se ShBA-të për arsye politike i kanë ngadalësuar ato.

Pyetur nga gazeta Deri Spiegel se a i kanë thënë haptazi amerikanët që të mos hetohen krimet e pretenduara nga kosovarët, ajo ka thënë se “Jo, sepse pastaj do të kisha bërë ankesë publike”, dhe përmend se Madeilene Allbright i kishte thënë të ngadalësonte me çështjen e Ramush Haradinajs, për mosshkaktim trazirash në Kosovë.

Carla Del Ponte, ka shërbyer si kryeprokurore e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë nga viti 1999-2007.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Lajmet e Fundit