8.8 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Rinovohen 34 kulme për më shumë se 474 njësi banesore në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli vizituan banesat kolektive, ku janë realizuar punimet për rinovimin e kulmeve dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve.

May be an image of ambiente të jashtme

Me këtë rast kryetari Haskuka bëri të ditur se tanimë janë përmbyllur punimet për rehabilitimin dhe rinovimin e 4 kulmeve për përfituesit e vitit të kaluar dhe se kanë filluar punimet për rregullimin edhe të 12 kulmeve të tjera për përfituesit e këtij viti.

“Këto punime, sipas planit dinamik, do të përfundojnë deri në fund të vitit dhe kështu do të arrijmë që gjatë mandatit të rregullojmë kulmet e 34 banesave kolektive, për rreth 474 njësi banesore”, njoftoi kryetari Haskuka.

Në anën tjetër, drejtori i DBZHR-së, Kizolli njoftoi se përveç rinovimit të kulmeve, banorët e banesave kolektive po mbështeten edhe me lyerjen e korridoreve. Duke bërë të ditur se deri më tani janë pranuar 9 kërkesa, drejtori Kizolli informoi se po vazhdojnë aplikimet për të përfituar nga ky projekt.

“Ftoj gjithë qytetarët e interesuar që t’i drejtohen DBZHR-së, në mënyrë që të përfitojnë nga ky projekt, për të cilin mund të ofrojmë mbështetje për 50 banesa, duke e realizuar me participim të banorëve”, tha Kizolli.

May be an image of 13 njerëz dhe people standing

Më Shumë

Bashkimi fiton ndaj Pejës 03 në playoff

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 57:66 ndaj Peja 03 në finalen e parë të Play-offit në Superligën e Femrave, raporton PrizrenPress. Bashkimi e nisi...

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83. Me fitore, Ylli...

Lajmet e Fundit