Arrestohet anëtari i LDK-së në Dragash

Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur brenda një kafiterie në fshatin Blaç të komunës së Dragashit.

Me këtë rast policia e ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast.

Kjo është konfirmuar edhe nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Klankosova.tv mëson se i dyshuari i cili është arrestuar është Vetim Ramadani, kryetar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash.

I njëjti ka qenë edhe shef i protokollit të Driton Selmanajt, i cili ka mbajtur pozitën e zëvendëskryeministrit në Qeverinë Hoti

Më Shumë

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit