“200 persona në një dasmë”, Sot pritet të zyrtarizohet manuali i ri për ahengje

Këngëtari kosovar dhe përfaqësuesi i departamentit të estradës, Afrim Muqiqi tha se sot pritet që Qeveria e Kosovës ta zyrtarizojë manualin e ri që të lejohen ahengjet në Kosovë me një numër prej 200 personave si pjesëmarrës.

” Falë një bashkëpunimi të mirë që e kemi bërë ne si Odë Hoteliere Turistike e Kosovës, Departamenti i Estradës që unë e përfaqësojë më në fund kemi gjetur një bashkëpunimin edhe me institucionet tona që të lejohen edhe ahengjet me nje manual që pritet qysh nesër ne mbledhjen e qeverisë në ora 13:00 të zyrtarizohet dhe sa për fillim 200 persona janë të mjaftueshëm sa për fillim”, është shprehur Muqiqi mbrëmë .

Muqiqi duke folur në Klan Kosova për këtë manual është shprehur se momentalisht është më i mirë në rajon.

” Ky manual është më i mirë në rajon, sepse kemi dëgjuar manuale si në Maqedoni i cili është qesharak i cili lejon 100 persona në ambiente të hapura dhe lejohet vetëm nusja dhe dhëndri që të vallëzojnë dhe mysafirët vetëm të apllauzojnë”.

/gazeta express

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit