Po prisnin në radhë në market – Prizrenasit rrahen mes vete

Dje në një market në Prizren dy persona janë rrahur në mes vete përderisa ishin duke pritur në radhë tek arka, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka njoftuar për media se të dyshuarit për shkaqe krejtësisht të panjohura kishin filluar të sulmonin fizikisht njëri tjetrin deri sa ishin duke pritur në radhë për të bërë pagesë.

Pas kësaj rrahjeje njëri nga të dyshuarit ka ikur nga vendi i ngjarjes kurse tjetri për shkak të lëndimeve trupore të pësuara ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti i cili ka ndodhur dje rreth orës 13:20 po vazhdon të hetohet në polici si “Vjedhje e rëndë”.

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit