16.9 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Policia aksion kombëtar kundër lojërave të fatit, arrestohen 35 persona

Policia shqiptare ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një operacion kombëtar kundër lojërave të fatit të shtrirë në 21 qarqe në Shqipëri. Në një njoftim për mediat sqarohet se në operacion kanë marrë pjesë 1100 punonjës policie.

Mësohet se operacioni “Gjysmëfinalja”, është zhvilluar për zbulimin e veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit. Në të gjithë vendin janë kontrolluar 656 ambiente në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht në fushën e basteve.

Nga kontrollet e ushtruara në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 35 persona, konkretisht 19 persona në Tiranë, 6 persona në Vlorë, 5 në Shkodër, 2 në Durrës, 1 në Bulqizë, 1 në Fier e  1 në Korçë.

Po ashtu mësohet se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 18 persona, konkretisht 5 persona në Korçë, 3 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, 2 në Berat, 1 në Elbasan, 1 në Mat dhe 1 në Fier.

Policia sqaron se ka sekuestruar dhe  15 kompujtera, 5 makineta për lojëra fati, 16 tableta që shërbenin për vënie bastesh, 8 tavolina pokeri, 15 DVR, 41 aparate celular, 5 milionë lekë dhe prova të tjera materiale, të cilat shërbimin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Më Shumë

Sonte finalja e madhe: Peja 03 dhe Bashkimi për titullin kampion

Sot zhvillohet ndeshja vendimtare e sezonit në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku Peja 03 dhe Bashkimi përballen në finalen e shtatë...

Defekt në rrjetin kryesor, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Rahovecit

Kompanis  Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të Rahovecit, si pasojë e një...

Lajmet e Fundit