Tenton t’i ikë Policisë duke kërcyer nga kati i dytë pasi i gjetën drogë, si ndodhi ngjarja në Prizren

Policia e Kosovës dje në Prizren ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike, pasi të njëjtit iu gjetën disa qese me marihuanë.

Por zyrtarët policorë u përballën me tentimin e tij për të ikur gjatë arrestimit.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë njoftojnë se gjatë arrestimit, i dyshuari ka tentuar të ikë duke kërcyer nga kati i dytë, por që nuk ia arriti. Policia e kapi të njëjtin dhe e dërgoi në mbajtje.

Zyrtarët policorë kanë arrestuar edhe babain e të dyshuarit, i cili dyshohet se i ka penguar policët për arrestimin e djalit të tij.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Lajmet e Fundit