Kolona në Vërmicë, kosovarët nisen drejt Shqipërisë

Ditët e nxehta dhe temperaturat e larta kanë bërë që shumë kosovarë të marrin rrugën drejt bregdetit shqiptar.

Numri i madh i tyre ka bërë që në pikën kufitare në Vërmicë të krijohen kolona edhe në këto orë të hershme të mëngjesit.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona e veturave në dalje të pikës kufitare në Vërmicë është 130-150 metra, dhe pritjet janë 10 deri në 15 minuta.

Situatë më e qetë paraqitet në pikat tjera kufitare.

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit