Postoi foton e saj në Instagram pa të drejtat e autorit, fotografi padit Dua Lipën, kërkon dëmshpërblim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është paditur nga një fotograf, pasi dyshohet se ka postuar në Instagram një foto të sajën pa kërkuar të drejtën e autorit.

Thuhet se fotoja e këngëtares është shkrepur nga një fotograf – paparaci.

Kompania e fotografit thotë se Dua ka përfituar të ardhura monetare në Instgram nga fotoja, që papraci ka bërë, raporton BBC.

Kompania kërkon dëmshpërblim prej 150 mijë dollarësh nga Dua Lipa, si dhe urdhër mbrojtjeje për të penguar këngëtaren nga veprime të tilla të mëtejshme. Këngëtarja e njohur ka postuar foton në Instagram dhe e fshiu nga profili i saj pas katër ditësh.

Por për çfarë fotografie bëhte fjalë?

Postimi i fshirë tregon yllin e pop-it, duke pritur në radhë në një aeroport, me biletën e avionit dhe pasaportën në dorë, të veshur me një kapele të madhe.

Kompania pretendon se Lipa “me vetëdije” postoi foton në mediet sociale pa leje, duke gjeneruar përfitime financiare.

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit