2.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Janar, 2025

Beteja për liri a vdekje e 16 korrikut të vitit 1998 në Vërri të Prizrenit

Shkruan : Zafir Berisha

(Kujtim me emocione sikurse para 23 viteve)

Pas de?shtimit te? policise? serbe pe?r te? me? likuiduar ne? nje? prite? te? ngritur me 7 korrik 1998 ku kishte marre? pjese? personalisht edhe kom. i policise? serbe ne? Prizren Shekic? të cilët patën dalur të mundur, po ate? muaj me 16 korrik forcat te? me?dha serbe marrin nje? ofensive? hakmarrse kunde?r pozicioneve te? UC?K-se? ne? rajonin e Vrrinit te? Prizrenit.

Ate? dite? isha me Remzi Ademaj -Petritin dhe Xhevat Berishe?n ne? seline? e Shtabit ne? Jeshkove? duke u konsultua pe?r disa aktivitetet luftarake. Duke biseduar, filluan te? de?gjohen krismat e mitralozit…

Kompania e Batalionit të pare? ne? Tusuz ka pranuar lufte?n balle? pe?r balle? me forcat e armikut pakë para mesditës. Krismat e luftimeve u de?gjuan ne? gjithe? Rajonin Vërrinit qe? ishte i shpallur zone? e lire? e UC?K-se?, ende pa dale? ne? oborr te? Shtabit krismat e luftimeve u pe?rhapen edhe ne? Kulla te? Hoqe?s për të vazhduar edhe te Laku Billushe?s, Xhevati u nis menje?here? me nje? pjese? te? ushtare?ve te? Policise? Ushtarake pe?r ne? Tusuz, nde?rsa une? pe?r te Kulla e Hoqe?s, kurse Remziu shkoi ne? drejtim te? një pozicioni nga ku ve?rehej e gjithe? vija e zjarrit.

Pasi arrita ne? vijat e frontit te vendi ,,Kulla,, nga aty e pashë se forcat serbe me artileri granatonin pozitat tona edhe ne? Billushe?, vete?m e vete?m qe nje?sitet e UC?K-se? nga ai fshat mos mund te? vinin në ndihme? njësive të UÇK-së ne? Hoqe? te? Qytetit, sepse pozita gjeografike i favorizonte shume? forcat tona që vepronin atje.

Ate?here? une? shkoj e i marre? disa nga lufte?tare?t e Kompanise? se? Billushe?s dhe futemi nga mbrapa forcave te? armikut dhe i sulmojme? ne? befasi, nde?rsa nga pjesa e sipe?rme pe?rpos luftëtarve nga Hoqa ishte edhe Ymer Shala-Kaqaku e Avdi Shala me nje? pjese? te? luftetarve nga Jeshkova. Forcat serbe me panik largohen drejte? bazave te? tyre, te? turpe?ruar dhe me humbje te? me?dha. Luftimet u nde?rprene? edhe ne? Tusuz ku pe?rvec? Xhevtat ishin edhe Seladin Berisha dhe Agim Shala, qe? te? tre tani Hero te Kosove?s.

16 korriku i 1998 pe?rpos qe? ishte nje? dite? lufte e ashpe?r, ishte edhe një ditë me motë të nxehte? dhe me diell, ku vapa dhe tymi i barotit qe dilte nga grykat e pushke?ve e be?nte të vete?n, dhe nevojën për uje? ne? buzët e thara.

Përballja me forcat e armikut vazhduan edhe me shumë beteja që u zhvilluan gjatë vitit 1998-1999, e të cilat kulmuan me 12 qershorin 1999 ku pe?rfundimishte? i ipet funde? sundimit shekullor sllave? ne? tokat tona.

Kujtoj me shumë respektë të gjithë ata luftëtar që bënë të pamundëshmen në luftimet me forcat e okupatorit serbo-sllavë, ndërsa përkulemi para atyre që dhan edhe jetën që ne të jemi të lirë!

Më Shumë

Adriano Çelentano sot 87 vjeç: Kam 20 vjet që mendoj për jetën tjetër

Një nga personazhet më eklektikë në botën e muzikës italiane, Adriano Celentano mbush sot 87 vjeç. Këngëtar, showman, aktor, regjisor, kompozitor, shkrimtar televiziv dhe...

Banorët e Zhurit po përballen me mungesë të rrymës, të rrezikuar edhe nga shtyllat elektrike

Banorët e Zhurit të Prizrenit po përballen me mungesë të rrymës tash e një javë. Ankesa të tilla kanë ardhur në redaksinë tonë nga lexues...

Tërmet në Kosovë

Lajmet e Fundit