2.2 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Filmi ‘Titane’ fiton ‘Palmën e Artë’ në Festivalin e Kanës

Festivali i Filmit në Kanë përfundoi zyrtarisht me ceremoninë e ndarjes së çmimeve në të cilën juria e konkursit të këtij viti emëroi filmat dhe shfaqjet më të mira të festivalit.

Spike Lee shërbeu si president i jurisë së bashku me regjisorin Mati Diop, Mylene Farmer, Maggie Gyllenhaal, Jessica Hausner, Mélanie Laurent, Kleber Mendonça Filho, Tahar Rahim dhe aktorin Song Kang-ho, shkruan IndieWire.

Në një fitore historike, Julia Ducournau fitoi çmimin kryesor të mbrëmjes “Palma e Artë” për filmin e saj “Titane”, të cilin Neon e publikon këtë vit. Kjo e bën atë regjisoren e dytë femër në historinë e festivalit 74-vjeçar që ka fituar çmimin kryesor të Festivalit të Filmit në Kanë, pas Jane Campion në vitin 1993 për filmin “The Piano”.

Traileri i filmit “Titane”

Meqenëse festivali i vitit 2020 u anulua për shkak të pandemisë, filmi i fundit që mori “Palmën e Artë” (çmimi kryesor i festivalit) ishte “Parasite” i Bong Joon Ho në vitin 2019 – një film që shkoi deri në “Oscars”.

Juria e këtij viti e kishte shumë të vështirë për të zgjedhur, duke marrë parasysh që konkurruan filma nga emra të njohur si: Leos Carax, Wes Anderson, Julia Ducournau, Paul Verhoeven, Asghar Farhadi, Sean Baker, dhe shumë të tjerë.

Regjisorja e “Titane”, Julia Ducournau fiton çmimin kryesor në Festivalin e Kanës (Foto:Festival de Cannes/Instagram)

Siç është traditë, fituesit e mëdhenj të festivalit do të shfaqin filmat e tyre edhe një herë për ata që janë ende në Francë të dielën.

Sivjet në Festivalin e Kanës konkurroi edhe filmi me produksion kosovar, “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda, i cili fatkeqësisht nuk arriti ta fitojë “Palmën e Artë” për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër (Në vend të tij, ky çmim shkoi për filmin “Tian Xia Wu Ya”).

Kasti i filmit “Titane” marrin ‘Palmën e Artë’ në Festivalin e Kanës (Foto:Festival de Cannes/Instagram)

Kjo është lista e plotë e fituesve në Festivalin e Filmit në Kanë, edicioni i 74-të:

Çmimi kryesor “Palma e Artë”: “Titane”

Grand Prix: “A Hero” dhe “Compartment No. 6”

Çmimi i jurisë: “Ahed’s Knee” dhe “Memoria”

Aktorja më e mirë: Renate Reinsve, “The Worst Person in the World”

Aktori më i mirë: Caleb Landry Jones, “Nitram”

Regjisori më i mirë: Leos Carax, “Annette”

Skenari më i mirë: Ryusuke Hamaguchi, “Drive My Car”

Çmimi i Kamerës më të mirë: “Murina” nga Antoneta Alamat Kusijanovi?

Filmi më i mirë e metrazhit të shkurtër: Tian Xia Wu Ya by Tang Yi

Çmimi special i jurisë për filmin e metrazhit të shkurtër: “Ceu de Agosto” nga Jasmin Tenucci./Telegrafi/

Më Shumë

Rrahje masive në Atmaxhë të Prizrenit

Disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. "Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një...

Aktakuzë ndaj një doganieri në Vërmicë, e kaloi kamionin e ngarkuar pa e kontrolluar

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se...

Lajmet e Fundit