18.8 C
Prizren
E diel, 18 Korrik, 2021

1 milion turistë në Shqipëri, gjysma prej tyre nga Kosova

Turizmi shqipfolës duket se do të mbajë peshën kryesore edhe këtë sezon turistik, pasi vizitorët nga Kosova gjithnjë e më shumë po zgjedhin Shqipërinë për të bërë pushime.

“Vij nga Podujeva. Shkoj dhe në vendet e tjera po nuk e quaj nëse nuk vij në Shqipëri për pushime. Më pëlqejnë njerëzit, gjuha ime. Qëndroj 3 javë ose rreth 1 muaj”, tha një pushuese nga Kosova.

Këtë e konfirmojnë edhe vetë operatorët turistikë, që tregojnë se prenotimet e turistëve nga Kosova janë rritur ndjeshëm në raport me një vit më parë.

Sipas të dhënave të Instat, vetëm në 5-mujorin e parë të këtij viti kanë hyrë në vend 525.3 mijë shtetas kosovarë, duke tejkaluar edhe vitin 2019.

“Duhet të jemi falënderues që turistët kosovarë dhe nga Maqedonia shpëtuan vjet turizmin. Ka kërkesa dhe prenotime edhe sivjet edhe pse jo si në 2019-ën. Vështirë për të kapur nivelet e 2019-ës në tërësinë e prenotimeve”, tha Fatos Cerencishti, operator turistik dhe nënkryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

Por, premtuese janë edhe vizitat nga Polonia pasi polakët duket se janë rikthyer këtë vit, teksa operatorët konstatojë rritje edhe të turistëve nga rajoni e jo vetëm.

“Korriku dhe gushti janë prenotuar thuajse të gjitha. Janë rikthyer kontratat me polakët, çekët, vendet e rajonit serbë dhe sivjet kemi dhe më shumë. Kanë ardhur në mënyrë individuale jo të organizuar siç e prisnim ne”, tha Fatos Cerenishti, operator turistik.

“Jam nga Sllovenia. Është hera ime e parë që vij në Durrës. Shikoj një miks kulturash italiane, ballkanike dhe pak nga kultura turke. Më pas do të shkoj në Sarandë dhe në disa qytete të tjera për të ekspoluar më shumë. Po planifikoj të qëndroj për rreth 1 muaj“, tha një pushuese nga Sllovenia.

E në fakt, 5-mujori i parë i vitit ka shfaqur sinjale pozitive për turizmin pasi kanë hyrë në vend mbi 1 milionë shtetas të huaj, ndjeshëm më shumë se një vit më parë, por ende larg niveleve të parakrizës./Top Channel

Më Shumë

Po mbanin 11 sirian në shtëpinë e tyre, arrestohen 7 persona në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona në Suharekë, pasi që në shtëpinë ku ishin duke qëndruar janë gjetur njëmbëdhjetë meshkuj shtetas të Sirisë. Me...

Punëtorët e ATK-së në grevë, ndërpriten shërbimet për tatimpaguesit

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjes së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, dhe pas ripërtëritjes së dërgimit të shkresës së...

Donnaruma: Betohem që nuk e kuptova që kishte mbaruar

Gianluiggi Donnaruma ishte heroi i Italisë në finalen e Kampionatit Evropian. 11 mertërshi i pritur prej tij e dërgoi skuadrën e kaltër në majën e...

Punëtorët e ATK-së vazhdojnë grevën, ndërpriten të gjitha shërbimet për tatimpaguesit

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës do të vazhdojë sot grevën e pezulluar të datës 20 maj të këtij viti, duke ndërprerë...

Kanye West nuk i ecë mirë me femra, dështon edhe me Irina Shayk

Kohët e fundit Kanye West dhe Irina Shayk nisën një romancë mes tyre. Fillimisht u tha si thashethemem në media e më pas u...

La Gjermaninë e u kthye në Kosovë për të luftuar, vdes veterani i UÇK’së

Ka vdekur ish-veterani i UÇK’së, Nuhi Bala. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë veterani i UÇK-së, Bislim Syla. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin...

Pas 25 vjetësh burri i tregon sekretin gruas: Ma prenë damarin mashkullor dhe nuk bëj fëmijë

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, tek E Diela Shqiptare ka qenë një çift bashkëshortësh, Besnikja dhe Xhevdeti të cilët prej dy vitesh janë ftohur...

Vidhen dy vetura në oborrin e një shtëpie në Suharekë

Dje gjatë orëve të hershme të mëngjesit janë vjedhur dy vetura me targa vendore në Suharekë. Policia njofton se të dy veturat janë vjedhur në...

AAK zyrtarizon kandidatin për kryetar të Dragashit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se kanë zyrtarizur kandidatin për kryetar të Komunës së Dragashit, raporton Gazeta Express. Në një shkrim...

Nga e mërkura do të zgjatet orari i gastronomisë, dasmat deri në orën 01:00

Oda e Hotelierisë ka bërë të ditur se nga Ministria e Shëndetësisë i kanë njoftuar për zgjatjen e orarit të punës në gastronomi deri...

‘Mua edhe mund të më vrasin, por gjuhën dhe kombin shqiptar nuk do të mund t’i vrasin kurrë’

Me 14 tetor të vitit 1929, derisa po kthehej nga Prizreni në Zym, aty rreth muzgut, Shtjefën Gjeçovi u sulmua në një pritë nga...

Sot, dita më e nxehtë e javës

Mot i nxehtë dhe me vapë do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë së mërkurës e së enjtes.   Sot pritet të jetë maksimumi i temperaturave...

107 foshnje lindin për 91 orë në një spital gjinekologjik

Një spital i Teksasit në të cilin mesatarisht lindin 16 fëmijë në ditë, ka arritur në 107 foshnje të lindura në një total prej...

PSD-ja lëshon në ajër fenerë para Qeverisë: Premtimet e Kurtit për dialogun i mori era

PSD-ja gjatë ditës së mërkurë ka organizuar një aktivitet duke lëshuar fenerë të cilat kanë qenë të mbishkruara me premtimet e kryeministrit Albin Kurti...

LDK-ja në Prizren kritikon pushtetin lokal për vonesat në dezinsektim të ambientit

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Prizren ka kritikuar pushtetin lokal për vonesat në realizimin e projektit për dezinsektimin e ambientit. "Qytetarët e Prizrenit janë...

Zjarri shkrumbon sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore në Dubravë të Suharekës

Sot rreth orës 14:30 një zjarr i madh ka përfshirë disa hektarë të mbjella në fshatin Dubravë të Suharekës. Dëshmitarët okularë të rastit thonë për...

Lajmet e Fundit