8 C
Prizren
E diel, 7 Dhjetor, 2025

10 muaj burgim zyrtarit të Komunës së Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 10 muaj burgim zyrtarin e Komunës së Prizrenit, N.M., për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

N.M., në cilësinë e inspektorit komunal të ndërtimit, nuk ka marrë vendim për rrënimin e katit të tetë të një objekti në lagjen “Jeta e Re”, ku ky kat ishte pa leje.

“Gjithashtu i akuzuari N.M., ka mundësuar që në objektin e banimit kolektiv në Prizren ndërtimin edhe të tre (3) kateve shtesë pa leje, ku leja e ndërtimit ka qenë B+P+2 ndërsa është ndërtuar B+P+5, me ç’ rast investitorëve iu mundësohet dobi një (1) kat në rastin e I-rë, dhe tre kate në etazhitet të objektit në rastin e II-të”, thuhet në njoftim.

Për këtë vepër, N.M., pos dënimit me burg, është obliguar që Komunës së Prizrenit t’ia kompensojë dëmin në vlerë prej 21.551 mijë euro dhe i është ndaluar ushtrimi i funksionit në administratën publike brenda dy vjetësh.

“Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar”,/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sekuestrohet tekstil i padeklaruar në Vërmicë, dyshohet për shkelje të të drejtave të pronësisë

Gjatë kontrollit rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar në vijë të dytë. Sipas një postimi...

Ylli përballet sonte me GO+ Pejën

Java e nëntë e Superligës mbyllet sonte me duelin verdhezi mes Golden Eagle Yllit dhe GO+ Pejës në Palestrën ‘Karagaçi’. Therandasit kanë dy fitore...

Lajmet e Fundit