Haradinaj shkon në të pamet për viktimat nga aksidenti në Kroaci

Haradinaj fillimisht shkoi në të pamet që e kanë hapur familjet Hoxha, Bellanica dhe Kastrati,  pastaj vazhdoi tek familjet Sylmetaj, Kolmekshaj dhe Binakaj në Lipovec të Hasit dhe Devë të Gjakovës.

Në rrjetin social Facebook, i pari i AAK-së ka thënë se është vështirë që të gjenden fjalë ngushëlluese në të tilla raste.

“Familjarët që i humbën në aksidentin e 25 korrikut, jetuan e punuan në mërgim por mendja e tyre ishte në vendlindje e malli për familjen i pashuar. Dhembja e ndarë bashkë është gjithherë më e përballueshme. Kujtimi për më të dashurit jeton gjithmonë!”, ka shkruar ai.

Haradinaj shprehu ngushëllime edhe tek familja Zhubaj në Baballoq dhe ajo Maloku në Junik dhe bëri lutje që të mos përjetojnë më tragjedi të tilla.

“E jashtëzakonshme është forca e familjeve shqiptare në përballimin e dhembjeve. Lutemi që kurrë të mos përjetojmë tragjedi të tilla”.

Nga aksidenti i autobusit me mërgimtarë që po vinte nga Frankfurti në Kosovë që ndodhi më 25 korrik në Slavonski Brod në Kroaci mbetën të vdekur 10 persona ndërsa u lënduan 40 të tjerë.

Më Shumë

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare. Sipas...

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë në Suharekë

Në Suharekë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, me ç’rast është vlerësuar lart roli dhe kontributi i infermierëve dhe infermiereve në sistemin shëndetësor. Me këtë...

Lajmet e Fundit