Rrahja masive e therja me thikë në Prizren/ Detaje për 7 të dyshuarit

Disa persona janë rrahur në fshatin Neprogosht të Prizrenit.

Njëri prej tyre është there  me thikë .

 Në prangat e policisë kanë përfunduar shtatë persona.

Si të dyshuar për këtë rrahje masive janë këta persona:

A SH / 1997

S A  / 1992

R F  / 1970

A Z  / 1991

H Z  /2000

A H  / 1976

E R / 1995

Të dyshuarit të cilët kanë pësuar lëndime trupore gjatë rrahjes, janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, ku njëri prej tyre S.A, i cili është therur me thikë, ka marrë lëndime serioze.

Policia ka konfiskuar thikën që është përdorur në këtë rrahje, ndërsa me urdhër të prokurorit personat e dyshuar janë ndaluar.

Sipas policisë, e gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak se të dyshuarit ishin nën ndikimin e  alkoolit./GS/

Më Shumë

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën në orët e hershme të...

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Lajmet e Fundit