11.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Trumpi urdhërohet t’ia dorëzojë Kongresit dokumentet për kthimin e taksave

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara e ka urdhëruar Shërbimin për të Ardhura të Brendshme që t’ia dorëzojë Kongresit dokumentet e kthimit të taksave për ish-presidentin Donald Trump.

Ky vendim duket se i dha fund një lufte të gjatë ligjore rreth dorëzimit të këtyre dokumenteve dhe shihet si goditje e rëndë ligjore për ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë, shkruan BBC.

Ndonëse nuk kërkohet me ligj, secili president amerikan, nga viti 1976, përpos Trumpit, i ka publikuar dokumentet rreth kthimit të taksave.

Vetë Trumpi ende nuk ka reaguar ndaj këtij vendimi, ndërsa republikanët e dënuan vendimin, duke e përshkruar si të motivuar politikisht.Reklamë

Kur ishte president, Trumpi vazhdimisht thoshte se është në auditimin e Shërbimit për të Ardhura të Brendshme, prandaj nuk mund t’i publikonte dokumentet për kthimin e taksave, ndonëse ky institucion kishte thënë se auditimi nuk e ndalon publikimin e të dhënave.

Vendimin e Departamentit të Drejtësisë e përshëndeti demokratja Nancy Pelosi, e cila njihej si një ndër kritiket më të fuqishme të ish-presidentit Trump gjatë mandatit të tij. Ajo tha: “Populli amerikan meriton t’i dijë faktet e konflikteve të tij dhe minimin e sigurisë e demokracisë sonë kur ishte president”.

Më Shumë

Rexhaj për bashkëpunimin e LDK-së me Vjosa Osmanin: Është koalicion i zorit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme politike po marrin formën e një përballjeje të drejtpërdrejtë mes LVV-së dhe...

Vetëvendosje në Prizren zhvillon takim mobilizues me strukturat e saj

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me përfaqësuesit e pikave të saj, në kuadër të organizimit dhe koordinimit të...

Lajmet e Fundit