4.8 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Për dy ditë në Prizren u regjistruan 20 raste të zjarreve

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, njofton se brenda dy ditësh janë resgjistruar 20 raste të zjarreve në komunën që ai udhëheq.

Haskuka njofton se ekipet e nevojshme janë në gatishmëri të plotë për intervenime.

Gjithashtu ka apeluar te banorët që të kenë kujdes të shtuar në vendet e rrezikuara si pasojë e temoperaturave të larta.

Postimi i tij i plotë:

 

 

Ashtu sikur në vende të ndryshme të botës, si pasojë të temperaturave të larta, edhe në territorin e komunës së Prizrenit janë paraqitur raste të zjarreve.

Gjatë dy ditëve që lamë pas, kemi pasur gjithsej 20 raste të zjarreve, të cilët kanë shkaktuar dëme sidomos në zona malore e fushore në rajonin e Zhupës, në Oshlak, Lubizhdë të Prizrenit e në Zhur. Ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve kanë marrë hapat e nevojshme konform situatës së paraqitur dhe gjendja aktuale në vend është e qetë.

Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri është në koordinim të plotë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, FSK-në, Policinë e Kosovës, Qendrën Operative Emergjente dhe institucionet tjera të sigurisë. Ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve janë në gatishmëri të plotë për intervenime, të cilët përveç rasteve të zjarrit në komunën tonë, kanë marrë pjesë edhe në aksionet e shuarjes së zjarreve në komunën e Suharekës dhe të Pejës.

Shpresoj që të mos kemi raste të tjera të zjarreve, ndërkaq ftoj gjithë qytetarët, sidomos banorët dhe vizitorët e zonave malore e fushore, që të kenë kujdes të shtuar në këto vende të rrezikuara si pasojë të temperaturave të larta

Më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Kliko linkun:https://www.facebook.com/reel/1263220935169617 Ai...

Adelina Ismaili: Shkurte Fejza meriton të ketë një përmendore

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka folur për ndikimin e Shkurte Fejzës në muzikën shqiptare gjatë intervistës në SOL në Klan Kosova. Ajo theksoi se...

Lajmet e Fundit