21-vjeçarja humb jetën një orë pas dasmës, pa hequr ende fustanin e nusërisë

Një nuse e re vdiq nga një sulm në zemër, një orë pasi përfundoi dasma. Thuhet se Isra Shaaban u ndje tepër e lodhur kur hyri në shtëpinë e saj të re në Fshatin Medoum, në provincën egjiptiane të Beni Suef.

Vendasit më vonë thanë se kishin dëgjuar disa ulërima shqetësuese nga shtëpia.

Nusja kishte ndërruar jetë, ende e veshur me fustanin e nusërisë, pasi i kishte thënë familjes se kishte dhimbje të forta në gjoks.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital ku pësoi një sulm fatal në zemër. Përpjekjet e mjekëve për ta ringjallur atë rezultuan të pasuksesshme.

Vdekja e parakohshme e kishte tronditur familjen e saj dhe zonën lokale.

“Nusja ndjeu lodhje dhe dhimbje të mprehta në bark dhe gjoks pas përfundimit të dasmës. Ajo i kërkoi familjes së saj që të mos e linin vetëm dhe familjarët e dërguan në spital ku dha dhe frymën e fundit”, tha një fshatar.

Kushëriri i saj Mohammad Hamed tha: Dje, morëm pjesë në dasmën e Isras ku të gjithë ishin të lumtur dhe sot e varrosëm.

Sipas raporteve lokale, shumë fshatarë kishin marrë pjesë në funeralin e gruas së re.

Më Shumë

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Lajmet e Fundit