Latifi: Do të pranoj të jem pjesë e listës për deputet

SmajlLatifi-rahovecKkryetari i deritashëm i Rahovecit, Smajl Latifi, është shprehur i gatshëm të marrë përgjegjësi të reja politike në nivel qendror, duke mos e hedhur poshtë mundësinë të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për karrigen e deputetit.

“Jam duke menduar në këtë drejtim. Është një numër i madh i njerëzve ndaj të cilëve kam obligim dhe në këtë drejtim kam fituar besim. Shpresoj se do të mund të arrijmë të shënojmë fitore të tjera në beteja të tjera që do të vijnë. Patjetër se do të pranoj të jem pjesë e listës së kandidatëve të AAK-së për deputetë të Kuvendit të Kosovës”, është shprehur Latifi, duke shtuar se është i gatshëm ta japë kontributin e tij si në nivel lokal, po ashtu edhe në nivel qendror.

“Angazhimet politike do t’i vazhdoj sepse nuk mendoj të mbetem i paangazhuar. Jam kryetar i Degës së AAK-së në Rahovec dhe anëtar i Kryesisë Qendrore. Natyrisht se do t’i përkushtohem fuqizimit, zhvillimit dhe rritjes së mëtutjeshme të Degës së AAK-së”, ka thënë Latifi për “Epokën e re”.

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit