Pagat në sektorin privat sërish pësojnë rënie, pavarësisht pandemisë në sektorin publik u rritën

Viti 2020, i ashtuquajturi si vit i pandemisë, si pasojë e Covid 19, shënoi papunësi të madhe në Kosovë, nga shtrëngimet ekonomike që u bënë. Të dhënat gjatë tre viteve të fundit treguan ulje dhe ngritje të pagave në sektorët publik dhe privat.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), shihet të ketë pasur rritje të pagave në sektorin publik, për dallim në atë privat ku kishte ulje të pagave, kjo mbase si pasojë e Covid 19.

Fjolla Smaili, Zyrtare për Informim dhe Komunikim me Publikun nga Oda e Afarizmit të Kosovës, ka deklaruar për arbresh.info se diskrepanca e madhe mes pagave në sektorin publik dhe sektorit privat dita ditës po thellohet dhe po paraqet një mos barazi edhe më të madhe për të punësuarit në këto sektore.

“Mes dy sektorëve, ekziston një konkurrencë dhe ndikim reciprok, duke bërë që të punësuarit profesional të jenë më të tërhequr për të punuar në sektorin publik. E që në fakt duhet të bëhet e kundërta, sektori publik është i stërmbushur dhe të rinjtë duhet të orientohen drejt sektorit privat, duket ofruar kështu më shumë mundësi për ngritje dhe zhvillim”, vlerëson Smaili.

Smaili, theksoi se pagat në sektorin privat në të gjitha vendet e rajonit janë më të larta se në Kosovë.

“Nëse i referohemi konkretisht Maqedonisë së Veriut paga mesatare në sektorin privat sillet rreth 470 euro përderisa në Kosovë paga bruto është 380 euro. Ritheksojmë se sektori publik edhe më tutje po vazhdon të favorizohet në paga, edhe pse ata paguhen nga tatimet e qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke vënë kështu, të punësuarit në sektorin privat në një pozitë më pak të favorshme krahasuar me ata të sektorit publik.”

Në sektorin publik paga mesatare bruto/neto për vitin 2020 ishte 624 euro, në krahasim me sektorin privat ku kishte pësuar rënie prej 380 eurosh. Ndërkaq ne vitin 2019, ne sektorin publik ishte 584, për dallim nga sektori privat me 411 euro.

Nëse bëjmë kalkulimet nga viti 2018, shihet të ketë pasur rritje në sektorin publik, ndërsa në atë privat kishte pësuar ulje të pagave mesatare në 376 euro./arbresh.info/

Më Shumë

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Lajmet e Fundit