Dzeko në Milano për vizitat mjekësore, Roma gjithçka për Abraham

Marrëveshja ishte arritur prej dy ditësh, ndërkohë që sot Edin Dzeko është nisur drejt Milanos për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar për dy sezone me zikaltrit.

Sulmuesi do të zëvendësojë belgun Romelu Lukaku, që pritet të zyrtarizohet te Chelsea për 115 milion euro. Nga ana tjetër edhe Roma po tenton të gjejë një zëvendësues për boshnjakun, i cili te Interi do të përfitojë 3 milion euro në sezon.

Roma ka piketuar Tammy Abraham të Chelsea dhe me londinezët e ka arritur marrëveshjes, por sulmuesi dëshiron të qëndrojë në Londër dhe të firmosë me Arsenalin.

Menaxheri i Përgjithshëm i Romës, Tiago Pinto, është i gatshëm të fluturojë drejt Anglisë që të flasë me Abraham dhe menaxherin e tij, për ta bindur të zgjedhë Romën.

Më Shumë

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Lajmet e Fundit