Zjarre në katër fshatra të regjionit të Prizrenit

Katër incidente zjarri kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit nëpër fshatra të ndryshme të Kosovës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, zjarre ka pasur në Mushnikovë e Zhur të Prizrenit, në Orcushë të Dragashit e Ratkoc të Rahovecit.

Drunjë, barishte, shkurre, hamullore e pyll janë përfshirë nga flakët, ndërkaq zjarri është lokalizuar në të gjitha rastet.

Detaje nga raporti i PK-së:

Fsh. Mushnikovë, Prizren, 10.08.2021 – 14:50. Policia gjatë patrullimi ka vërejtur se janë duke u djegur rreth 10 ari me drunjë dhe bimë barishtore. Zjarrfikësit janë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

Fsh. Orcushë, Dragash, 10.08.2021-12:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe prej 15 ari barishte. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin.

Zhur, Prizren, 10.08.2021-20:12. Një mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe shkurre dhe bari. Njësiti i zjarrfikësve e kanë lokalizuar zjarrin.

Fsh. Ratkoc, Rahovec, 10.08.2021-20:52. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar nga zjarri janë përfshirë rreth një hektar sipërfaqe me hamullore. Njësit e zjarrfikëseve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të dyshuar. Rasti është duke u hetuar. 

Më Shumë

Mbahet konsultimi publik për Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029 në Rahovec

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve...

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Lajmet e Fundit