15.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Rrëzohet nga muri i shtëpisë në Prizren, pëson lëndime të rënda në kokë

Një 72-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi që dyshohet se është rrëzuar nga muri i shtëpisë në lagjen “Dardania” në Prizren,rreth orës 19:00.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se bëhet fjalë për një lëndim aksidental.

“Rasti ka ndodhë rreth orës 19:00, viktima është mashkull, viti i lindjes 1949. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti po trajtohet ‘Lëndim i rëndë trupor/aksidental’. Janë ndërmarrë të gjitha veprimet nga ana e njësive policore, përfshirë hetuesit dhe Njësiti i Forenzikës”, tha ai.

Gashi bëri të ditur se i moshuari ka tentuar që ta kalojë një mur 80 cm të lartë dhe është rrëzuar, duke pësuar lëndime në pjesën e kokës.

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren

Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren.   Sipas raportit të policisë, e njëjta është larguar nga shtëpia më 3 maj rreth orës 15:00. Rasti nën...

Spitali Rajonal i Prizrenit pajiset me aparat të ri, donacion nga Komuna

Spitali Rajonal i Prizrenit “Prim. dr. Daut Mustafa” është pajisur me një aparat të ri mjekësor “Ergometri”, donacion nga Komuna e Prizrenit, me qëllim...

Lajmet e Fundit