9.3 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Rimëkëmbja ekonomike e varur nga vaksinimi

Rimëkëmbja ekonomike nuk mund të ndodhë pa arritjen e imunizimit nga virusi Covid-19, kështu thonë njohësit e çështjeve ekonomike, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, në një bisedë me Ekonomia Online, ka thënë se kohëve të fundit ka rritje të qarkullimit dhe kjo sigurisht do të reflektohet në buxhetin e vendit.

“Nga bisedat me bizneset vërehet që ka rritje të qarkullimit  dhe kjo sigurisht do të reflektohet në buxhetin e vendit dhe në gjendjen financiare të kompanive. Jemi në proces të rimëkëmbjes po i  referohem rritjes së qarkullimeve të bizneseve këtë vit dhe rritjes së eksporteve dhe të hyrave buxhetore. Mirëpo prapë nuk mund të flasim pa e pasur një përfundim zyrtar të pandemisë. Nëse dëshirojmë ta shohim pjesën e rimëkëmbjes dhe të kemi plane afatgjata të zhvillimit këtë nuk mund ta bëjmë pa e pasur një situatë më të mirë të vaksinimit dhe kjo është apel për të gjithë ata që po hezitojnë të vaksinohen sidomos tani kur ka mundësi edhe e zgjedhjes së vaksinës dhe të mos jenë pengmarrës të zhvillimit të vendit”, tha Rukiqi.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, theksoi se kontributi i diasporës në ekonominë e vendit është i jashtëzakonshëm.

Sipas tij, vetëm nëse mund të arrihet rritje ekonomike prej  7.9%, mund të konsiderojmë rimëkëmbje të plotë ekonomike.

“Kontributi i diasporës në ekonominë e vendit është i jashtëzakonshëm jo vetëm në aspektin e remitencave që ata dërgojnë në vendin e tyre në Kosovë. Ajo çfarë mund të themi që ardhja e tyre masive që i bie që do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit. Nëse arrijmë normën e parashikuar të qeverisë prej 7.9% për vitin 2021 besoj që në muajt e parë të vitit 2022 ne do të mund të kolaudojmë që kemi arritur rimëkëmbje të plotë ekonomike”, tha Zeka.

Më Shumë

“Liria ka Emër” në Prizren për marshin e 17 shkurtit

Platforma “Liria ka Emër” ka qëndruar në Prizren në kuadër të organizimit të marshit të 17 shkurtit me ç’rast është pritur nga dega e...

Prokuroria dhe Policia hetojnë falsifikimin e rezultateve zgjedhore në Dragash – 9 persona ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka nisur hetime pas informacioneve...

Lajmet e Fundit