LDK në Prizren: Qeveria lokale ka dështuar në menaxhimin e vaksinimit të qytetarëve

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren ka reaguar lidhur me tollovinë e krijuar gjatë vaksinimit të qytetarëve në Qendrën Sportive “Sezair Surroi” të këtij qyteti.

Sipas këtij subjekti politik, qeveria komunal ka dështuar në menaxhimin e vaksinimit.

“Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me rrezikimin e shëndetit publik që po ndodhë në Qendrën Sportive “Sezair Surroi”, ku për t’u vaksinuar qytetarët e Prizrenit po presin në turmë e radhë të gjata pa fund”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren.

“Duke parë që pushteti lokal ka dështuar tërësisht në menaxhimin e këtij procesi që ka për qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, por që po ndodhë krejt e kundërta, ftojmë organet përgjegjëse në nivel shtetëror si: Qeverinë, Policinë, Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik për Prizren, që të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të shëndetit publik”.

“LDK-ja kërkon nga institucionet zgjidhjen e kaosit dhe tollovisë në këtë qendër vaksinimi, sepse Prizreni ka hapësira të mjaftueshme që do të mund të futeshin në funksion të këtij procesi, krejt çfarë kërkohet është angazhim, seriozitet e kreativitet nga pushtetarët lokal, të cilëve kjo mjerisht po u mungon sot, e ju ka munguar përgjatë gjithë mandatit”.

“Qytetarët e Prizrenit nuk ua kanë me borxh rrezikimin e shëndetit të tyre, prandaj veproni sa nuk është bërë vonë”.

 

 

Më Shumë

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Lajmet e Fundit