Kushëriri i David Alabas prezantohet te Malisheva

Malisheva është kthyer jetë sezon në elitën e futbollit të Kosovës dhe do të luajë në Superligë. Natyrshëm kërkohet më shumë cilësi në këtë repart dhe klubi është munduar të bëjë merkato cilësore.

Ditën e djeshme klubi i njohur njoftoi në rrjetet sociale disa nënshkrime dhe në sy ra kushëriri i David Alaba, Ronald Sobowale, i cili vjen nga divizionet e ulëta të futbollit anglez.

24-vjeçari dy vite më parë ishte në formë shumë të mirë dhe kërkohej nga klube të Premier League, teksa stërvitej me Middlesbrough, por duket se karriera nuk i ka shkuar mirë.

Para se të firmoste me Malishevën, kushëriri i Alabas luante me Whitehawk, ekip modest në Londër, me vlerë totale lojtarësh prej 400 mijë eurosh, me Malishevën, që kushton më shumë dyfishi i kësaj shifre.

 

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit