4.9 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Nagavci: Mësimi fillon me 1 shtator, shkollat do të jenë të hapura

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar që viti i ri shkollor pritet të fillojë me 1 shtator.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar, mësimi pritet të fillojë më 1 shtator. Ne synojmë të mbajmë shkollat të hapura dhe mësimi të zhvillohet me orar të rregullt e pjesëmarrje fizike në institucione shkollore”, ka shkruar Nagavci.

Nagavci thotë se të gjitha studimet tregojnë që pasojat tek fëmijët për shkak të mbylljes së shkollave kanë qenë të mëdha.

“Për më tepër, është konstatuar se mbyllja e shkollave vitin e kaluar ka shkaktuar pengesa në qasjen në mësim të rregullt, por edhe pasiguri e stres tek mësimdhënësit në aplikimin e metodave për mbështetjen e nxënësve për edukimin në distance”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Ministrja e Arsimit thotë se është edhe rekomandim i OBSH-së që shkollat të jenë të hapura.

“Bazuar edhe në rekomandimet për edukimin në kohë të pandemisë COVID-19 të lansuara në Qershor të vitit 2021 nga Grupi Këshillues Teknik (themeluar nga Drejtori Regjional i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për regjionin e Evropës), objektiv parësor duhet të jetë të mbajturit e shkollave të hapura dhe funksionale, dhe strategjitë shoqëruese siç janë aplikimi i masave mbrojtëse nga infektimi”.

Nagavci thotë se për të mos na u përsëritur situata e vitit të kaluar, zgjidhja e vetme është vaksinimi i mësimdhënësve dhe punonjësve administrativ.

Më Shumë

Një vajzë 12 vjeçare ndërron jetë në Pediatrinë e Spitalit të Prizrenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë derisa ishte nën trajtim mjekësor...

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur si “Përzhina”, në afërsi të varrezave...

Lajmet e Fundit