Policia mbyll dy lokale dhe ndalon një dasmë në Prizren

Policia në Prizren, ka ndërmarrë masa për kontroll duke zbatuar vendimin qeveria,kundër COVID-19.

Gjatë inspektimit dhe kontrollimit në rrugën Prizren-Landovicë, në dy lokale të kafiterive, Policia ka vërejtur se kanë punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë si dhe ka intervenuar në një dasmë të organizuar.

Për këtë, janë informuar inspektoret të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të urdhrit të Inspektorit, kafiterite janë mbyllur, dasma është ndaluar dhe janë shpërndarë dasmorët. Në lidhje më këtë për organizimin në kundërshtim të vendimit të Qeverisë janë shqiptuar dënime nga ana e inspektorëve.

Policia në Prizren njoftoi se për moszbatim të masave dhe ligjit për pandeminë, në tri ditët e fundit janë shqiptuar 400 tiketa trafiku për mos mbajtje të maskës, distancës sociale dhe organizim të ahengjeve.

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lajmet e Fundit