Erdogan: S’do të pranojmë refugjatë nga Afganistani

Presidenti turk Tayyip Erdogan është i vendosur se vendi i tij nuk do të presë refugjatë nga Afganistani pavarësisht zhvillimeve të fundit.

Sipas meiave turke, Erdogan theksoi edhe një herë se Turqia nuk mund të strehojë refugjatë të tjerë pasi tashmë ka marrë rreth pesë milionë .Duke folur për talebanët, Presidenti turk tha se mesazhet që ata dërgojnë janë optimistë, por gjithashtu kanë nevojë për hapa të qartë nga ana e tyre.

Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin, tha se operacioni për largimin e ushtarëve turq ishte duke u zhvilluar. Siç sqaroi ai, të gjithë ushtarët turq do të jenë larguar brenda 36 orëve .

Në të njëjtën kohë, ai tha se janë marrë masa për të parandaluar kalimet nga Irani.

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit