Bie në një greminë në Prevallë, ndërron jetë 29 vjeçari

Një 29-vjeçar ka ndërruar jetë pasi që dyshohet se ka rënë në një greminë në bjeshkët e Prevallës,.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se i riu ishte duke mbledhur boronica bashkë me vëllain e tij, kur dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në greminë.

“Sot, me date 29.08.2021, rreth ores 15:00, policia ne Prizren ka pranuar një informacion se në bjeshkët e Prevalles, përderisa dy vëllezër nga fshati Brod i Komunës së Shtërpcës kane qene duke mbledhur boronica, njeri nga ata ka rrëshqitur duke rënë në një greminë disa metra të thellë. Si pasojë e rrëshqitjes i njëjti nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve dhe rreth orës 16:40 njësiti i emergjencës, i cili kishte dalë në vendin e ngjarjes, e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha ai.

Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i 29-vjeçarit të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Viktima është i lindur në vitin 1992. Njësitë e nënstacionit policor në Sredske kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet janë duke i zhvilluar hetimet rajonale të policisë në Prizren. Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, bëri të ditur Osmanollaj.

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit